​​​​​​​​​​​​​​​ 

​​

Riorganizimi i Trupave Inspektuese



 

Një nga dy drejtimet kryesore te reformës se inspektimeve është ai qe lidhet me organizimin dhe funksionimit e trupave inspektuese. Për t’i përgjigjur problemeve organizative te identifikuara si fragmentimi i inspektorateve, tipologjitë e ndryshme organizative te përdorura si dhe dobësitë koordinatave, reformat do te synoje reduktimin e numrit te trupave inspektuese përmes bashkimeve dhe shkrirjeve te tyre sipas parimit “Një inspektorat për një ministri”. Ne praktike, ky parim është i mundshëm ne shumicën e ministrive dhe trupave inspektuese te tyre.

Një ri-organizim i tillë premton fuqizimin organizativ të trupave inspektuese, përqendrimin e forcave dhe burimeve, rritjen e shanseve për koordinim vertikal dhe horizontal. Ndërkaq ky riorganizim jep efekte edhe ne drejtim te rritjes se shkalles se njohjes dhe informimit te vete subjekteve qe inspektohen. Ndaj riorganizimi i inspektorateve pritet te këtë efekte pozitive.


Thelbi i rolit të Inspektoratit Qendror, në riorganizimin e trupave inspektuese përmblidhet në:

 

i) udhëheqjen programore dhe metodologjike te inspektimeve;

 

ii) koordinimin e inspektimeve

 

iii) monitorimin dhe vlerësimin e performances se përgjithshme

 

iv) trajnimin dhe atestimin e inspektoreve.

 

Sistemi organizativ trekëndor: Inspektorat Shtetëror ne varësinë e një ministrie, vete ministria e linjës dhe Inspektorati Qendror, se bashku me kompetencat dhe rolet përkatëse përben një sistem check and balance qe vlerësohet se do te mund te zhvillohet ne mënyrë harmonike te tille qe te siguroje arritjen e qëllimeve të reformës në inspektim.

 

 

​​

Lista e inspektimeve sipas ministrive

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Inspektimi në Arsim

 

Ministria e Brendshme

 
 

Ministria e Drejtësisë

Inspektimi i Profesioneve të Lira
 

Ministria e Ekonomisë

 

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Inspektimi i Mjedisit
Inspektimi ne peshkim
Inspektimi për mbrojtjen e Pyjeve
 
 

Ministria e Punës

 

Ministria e Shëndetësisë

Inspektimit i Barnave
Inspektimi Sanitar dhe i Higjienës
Inspektimi i Rrezatimit Jonizues
Inspektimi Stomatologjik
 

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Inspektimi Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar
Inspektimi i Aviacionit Civil
Inspektimi Hekurudhor
Inspektimi i Rrugëve dhe Mjeteve të Transportit
Inspektimi i Digave të Mëdha
 
 

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

 
 
 
 ​
 
​ ​
​​
​​
​​
 
 
 
 
 
 
 
​​​​​​​
 

 

 

Inspektoratet